Pesë persona theren me thikë në Londër

- Bota Sot

Pesë persona theren me thikë në Londër

Një kërkim është nisur pasi pesë persona u goditën me thikë në një ngjarje në juglindje të Londrës, njoftoi policia.

Policia ka marrë njoftim për sulmin në orën 04:19 me kohë lokale.

Pesë persona janë gjetur me plagë me thikë dhe janë dërguar në spital ku ende po vlerësohen lëndimet e tyre.

Askush nuk është arrestuar deri më tani, ndërsa hetimet janë duke vazhduar, njofton policia.



Lexoni të gjitha në Bota Sot