Një incident ka ndodhur së fundmi në ambientet e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, ku protagonistë janë dy profesorë: Shkëlqim Millaku dhe Vjollca Dibra.
Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se përplasja ka ndodhur pas mbledhjes së Senatit, në të cilën asnjëri prej tyre nuk është zgjedhur në pozitat e propozuara si anëtarë të senatit të universitetit.
Përplasja ka nisur kur Millaku, sipas burimeve, i është drejtuar Dibrës me fjalët: “Pse nuk po e lëshon zyrën?”, duke aluduar në faktin se asaj i kishte përfunduar mandati. Kjo ka shkaktuar tension mes palëve, që ka përfunduar me denoncim për kanosje nga Dibra ndaj Millakut.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërkohë që Universiteti i Prizrenit ende nuk ka dalë me një reagim zyrtar për incidentin që ndodhi në ambientet e tij.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.