Gjyqtari Fatmir Bafto nga Ohri do të ndajë drejtësinë në derbin e xhiros së 30-të në Ligën e Dytë të Maqedonisë midis Bregalnicës dhe Bashkimit, një derbi për vendin e tretë dhe ndeshjen e playoff për Ligën e Parë.
Bllagojçe Ralevski do të gjykojë Vardar Negotinën dhe Arsimi, Marjan Stojanovski do të gjykojë Makedonija GJP dhe Bellasica. Dejan Mlladenovski do të referojë ndeshjen ndërmjet Borecit dhe Ohrit, ndërsa Jordan Jovanovski do të jetë refer në ndeshjen ndërmjet Detonit Plaçkovicës dhe Pobedës në Radovish.
Në krye të drejtësisë në Gjevgjeli do të jetë Kiril Smokvoski, ku do të luajnë Kozuf dhe Novaci, Aleksadnar Vasilevski do të gjykojë Skopjen dhe Kamenica Sasa, ndërsa Sashko Ristov do të arbitrojë Osogovo dhe Vardarski.
Ndeshjet e xhiros së 30-të të fundit do të luhen nesër dhe fillojnë në orën 17:00.