Shqiptari i Kosovës bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në kampionatin rus

- Bota Sot

Shqiptari i Kosovës bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në kampionatin rus

Mirlind Daku është kthyer të shënojë rregullisht dhe ka tundur rrjetën për ndeshjen e dytë radhazi me fanellën e Rubin Kazan.

Sulmuesi shqiptar është treguar përsëri i pagabueshëm para portieri në ndeshjen që skuadra e tij luante ndaj Khimki në transfertë.

Edhe pse vendasit shënuan që në minutat e parë të sfidës, Daku vendosi shpejt baraspeshën, kur në minutën e 12 të ndeshjes, mori një pasim nga e majta duke shmangur pozicionin jashtë loje dhe i vetëm para portierin nuk gaboi duke mposhtur këtë të fundit me një top të çuar në shtyllën e largët.

Ky ishte goli i 13 i Dakut në këtë sezon në Premier Ligën ruse, ku aktualisht është golashënuesi i dytë më i mirë. Vetëm Manfred Ugalde i Spartak Moskës me 16 gola ka shënuar më shumë se sa sulmuesi i Kombëtares shqiptare, i cili ka dhënë edhe 6 asiste.



Lexoni të gjitha në Bota Sot