Dean Henderson, padyshim që ishte heroi i Crystal Palaces në finalen e madhe të FA Cup.
Crystal Palace shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e zhvilluar në “Wembley”,.
Henderson priti një penallti të Omar Marmoushit dhe kështu padyshim u shpall më i miri në këtë ndeshje.
Në fundin e ndeshjes, ai u paraqit në intervistë ku kujtoi babain e tij që ndërroi jetë muaj më parë.
“Babai im vdiq sapo nisi sezoni. Më mungon sot për të festuar, por ai ishte këtu me mua gjatë gjithë ndeshjes”, u shpreh Henderson.
Kujtojmë që ky ishte trofeu u parë i Crystal Palaces në histori të klubit..