Heroi i Crystalit e kujton babain e tij të ndjerë: Ai ishte me mua, më mungon sot për të festuar!

- Bota Sot

Heroi i Crystalit e kujton babain e tij të ndjerë: Ai ishte me mua, më mungon sot për të festuar!

Dean Henderson, padyshim që ishte heroi i Crystal Palaces në finalen e madhe të FA Cup.

Crystal Palace shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e zhvilluar në “Wembley”,.

Henderson priti një penallti të Omar Marmoushit dhe kështu padyshim u shpall më i miri në këtë ndeshje.

Në fundin e ndeshjes, ai u paraqit në intervistë ku kujtoi babain e tij që ndërroi jetë muaj më parë.

“Babai im vdiq sapo nisi sezoni. Më mungon sot për të festuar, por ai ishte këtu me mua gjatë gjithë ndeshjes”, u shpreh Henderson.

Kujtojmë që ky ishte trofeu u parë i Crystal Palaces në histori të klubit..



Read it all at Bota Sot