Shpëtim Idrizi konfirmon largimin nga Trepça ’89 e Mitrovicës.
Trajner që meriton respektin e madh për punën shumëvjeçare që ka bërë nën udhëheqjen e këtij klubi.
“Pas 25 vitesh të paharrueshme në këtë klub që e kam quajtur gjithmonë familje, ka ardhur koha të mbyll një kapitull të jetës sime. Ka qenë një rrugëtim me shumë sfida, emocione, fitore dhe humbje, por mbi të gjitha me dashuri dhe përkushtim të sinqertë.
Falënderoj Presidentin Abedin Zeka - Beki dhe Drejtorin Arsim Islami për mbështetjën dhe përkrahjën gjatë kësaj periudhe.
Ky klub nuk është vetëm një vend pune për mua është shtëpia ime e dytë. Largohem kryelartë dhe krenar për gjithçka që kemi ndërtuar së bashku.
Faleminderit për gjithçka. Rruga vazhdon - Mirupafshim!”, ka shkruar Idrizi.