Sporting Lisbon fiton titullin e 21-të kampion në Portugali

- Bota Sot

Sporting Lisbon fiton titullin e 21-të kampion në Portugali

Sporting Lisbon është kampion i Portugalisë për sezonin 2024-2025. Fituesi është vendosur vetëm në javën e fundit, pas një rivaliteti për gjithë sezonin mes Sporting dhe Benfica-s, ndërsa Porto ka qenë më e tërhequr.

Në javën e fundit, Benfica u ndal në barazim 1-1 në fushën e Braga, ndërsa Sporting bëri detyrën në shtëpi duke fituar 2-0 ndaj Guiamaraes.  Renditja përfundimtare, Sporting e mbyll në vendin e parë me 82 pikë, ndërsa Benfica në vendin e dytë me dy pikë më pak.

Sporting shkon direkt në grupet e Champions League, ndërsa Benfica në fazën play-off të kualifikimeve për grupet e Champions-it. Porto e renditur e treta shkon në grupet e Europa League.

Në Europë ka vend edhe për Bragën, e cila shkon në fazën play-off të kualifikimeve për Europa League, ndërsa Santa Clara do të përfaqësojë Portugalinë në Conference League.

Përsa i përket fundit të tabelës, AFS shkon në play-out me vendin e tretë të ligës dy, ndërsa Farense dhe ekipi legjendar Boavista bien nga Kategoria.



Lexoni të gjitha në Bota Sot