Nuk e duron barazimin në Sanxhak, trajneri i Cërvena Zvezdës largohet nga konferenca!

- Bota Sot

Nuk e duron barazimin në Sanxhak, trajneri i Cërvena Zvezdës largohet nga konferenca!

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes midis Novi Pazarit nga Sanxhaku dhe klubit famëkeq Cërvena Zvezdës së Beogradit,

 trajneri serb Vlladan Millojeviq, dukshëm i mërzitur nga rezultati 3:3, tha vetëm shkurt "Po i drejtohemi Kupës", pasoi një tjetër lëvizje e habitshme - këtë herë në sallën e konferencave.

Nuk e duron këtë rezultat në Sanxhakun e shqiptarëve.

Gazetarët donin të bënin pyetje në lidhje me performancën e ekipit të tij, atmosferën në Novi Pazar dhe se si do ta komentonte ai ngarkesën emocionale të ndeshjes, por Millojević nuk ishte në disponim.

"Nuk kam asnjë koment, nuk mendoj asgjë.

Do të kalojmë te Kupa. Faleminderit dhe kalojeni mirë", tha shkurt dhe me inat, pastaj u ngrit dhe doli nga salla pa thënë asnjë fjalë.

Pa i shikuar gazetarët, pa e kujtuar ndeshjen në të cilën skuadra e tij humbi një epërsi prej dy golash – trajneri nuk donte të ndante asnjë përshtypje”, shkruan mediumi “Sanxhaku Danas”. 

“Publiku në Novi Pazar, i cili e kishte pritur këtë duel për ditë të tëra, ishte dinjitoz, dhe atmosfera ishte e denjë për një derbi – me 7,500 njerëz në tribuna dhe emocione që vlonin deri në minutën e fundit”, shkruan më tej.

Reagimi i tij shkaktoi komente të nxehta në rrjetet sociale, ku shumë besojnë se Millojeviq nuk mundi t’i rezistonte as presionit të shikueshmërisë dhe as rezultatit.

Disa gazetarë sportivë tashmë po flasin për injorimin e plotë të Sanxhakut nga media, gjë që thonë ata, është e papranueshme.

Novi Pazar nuk u rikthye thjesht nga një disavantazh – ata vërtetuan se kanë një ekip, tifozë dhe një shpirt të denjë për Evropën. Po Millojeviqi?

Ai, me sa duket, nuk kishte përgjigje. 

Novi Pazar është në vend të pestë me 51 pikë pas javës së 36-të në Kampionatin e Serbisë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot