Rio Ferdinand: Më i miri në botë luan te Barcelona, është absolut

- Bota Sot

Rio Ferdinand: Më i miri në botë luan te Barcelona, është absolut

Rio Ferdinand e sheh katalanasin Lamine Yamal si lojtarin më të mirë në botë aktualisht.

Legjenda e Manchester United ka lavdëruar sulmuesin e Barcelonës për inteligjencën, pjekurinë dhe talentin e tij të jashtëzakonshëm në moshën vetëm 17-vjeçare.

“Tani për tani, lojtari më i mirë në botë është Lamine Yamal. E dua absolutisht këtë djalë.

Është sikur po luan një futboll tjetër nga të gjithë”, tha Ferdinand.

Ai theksoi se Yamal luan me maturinë e një veterani. “Është sikur ka mendjen e një 28-vjeçari. Vendimmarrja e tij në momentet kyçe është e pabesueshme për një 17-vjeçar,” u shpreh ish-mbrojtësi anglez.



Lexoni të gjitha në Bota Sot