Laporta: Po punojmë për rinovimin e kontratës së De Jongut

- Bota Sot

Laporta: Po punojmë për rinovimin e kontratës së De Jongut

Frenkie De Jong ka qenë një ndër lojtarët më të mirë të Barcelonës në këtë sezon.

Dhe forma e tij e tregoi atë pasi që Barcelona dominoi futbollin spanjoll, duke fituar trofetë më të rëndësishëm në këtë vend si La Ligën dhe Kupën e Mbretit.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta tregoi se kanë filluar hapat e para për vazhdimin e kontratës së tij.

“Po punojmë për rinovimin e kontratës së Frenkie De Jong.

Sigurisht që ai është shumë i emocionuar që do të qëndrojë dhe ne jemi absolutisht të vendosur të bëjmë gjithçka që duhet për të siguruar që ai të qëndrojë”, u shpreh Laporta.

De Jong, këtë sezon ka arritur të bëjë rreth 44 paraqitje dhe ka shënuar 2 gola.



Lexoni të gjitha në Bota Sot