Egnatia sot me sytë nga Moldavia

- Bota Sot

Egnatia sot me sytë nga Moldavia

Egnatia sot do të ketë sytë nga Moldavia, për ndeshjen që do të vendosë titullin kampon atje.

Në garë janë Milsami me Sherif Tiraspol dhe për rrogozhinasit, e rëndësishme është që kjo e fundit të mos fitojë kampionatin.

Sherif Triaspol nuk ka humbur asnjë ndeshje në këtë kampionat, por për shskak të formulës me pikë që zerohen për grupin e ekipeve që luftojnë për titullin, e sheh veten në javën e fundit duke ndjekur me nëj pikë Milsamin i cili pjesën e parë të sezonit e kishte mbyllur në vendin e pestë.

Kjo është java e fundit e kampionatit dhe me pak fjalë, do të vendose se cila mes dy skuadrave do të shpallet kampione.

Sherif është favorit, por Egnatia ka një arsye të fortë që të bëjë tifo ndaj ekipit që ka dominuar futbollin moldav në dekadën e fundit. Nëse Sherif fiton, shkon në grupin e skuadrave të forta në shortin e turit të parë të Ligës së Kampioneve dhe bëhet një kundërshtar potencial për rrogozhinasit në Europë.

Nëse titullin e merr Milsami, koeficienti i kësaj skuadre është më i ulët dhe ajo do të pozicionohet në vazon e skuadrave të dobëta. Te vazoja e ekipeve të forta do të zhvendosej Buduçnosti i Malit të Zi, që është një kundërshtar në letër shumë më i lehtë. Ndaj rrogozhinasit do të ndjekin me interes ndeshjen e sotme, duke shpresuar që fati në fund t’i buzëqeshë Milsamit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot