Juventusi synon transferimin e shokut të Edon Zhegrovës

- Bota Sot

Juventusi synon transferimin e shokut të Edon Zhegrovës

Jonathan David prite të vazhdojë karrierën në Serinë A. Sulmuesi do të dalë lojtar i lirë në merkaton e verës, pasi ka vendosur të mos rinovojë me skuadrën e Lille.

Kanadezi prej kohësh ndiqet nga Interi, por në garë për shërbimet e tij është futur edhe një klub tjetër. Juventusi ka nisur kontaktet e para me përfaqësues të lojtarit, për të parë mundësinë e një transferimi të mundshëm.

David kërkon 10 milionë Euro në sezon, një pagë e lartë për klubet italiane.

Kjo ka bërë që Interi dhe Napoli të ndalen për momentin.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Juventusi. Klubi bardhezi pritet të largojë Vlahovic në verë, një lojtar që përfiton 12 milionë Euro në sezon dhe David shihet si pasuesi ideal.



Lexoni të gjitha në Bota Sot