Reprezentuesi i Kosovës, Leart Paçarada, ka treguar klasin e tij në ndeshjen e javës së fundit me Koln-it, ku u shpallen kampion të Bundelsiga II.
Koln ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4:0 ndaj Kaiserslauternit, në takimin e javës së 34-të.
Paçarada ka asistuar në golin e parë në minutën e 14-të, duke i dhënë motiv shtesë ekipit.
Notat
Paçarada është vlerësuar me notën 8.7 nga faqja ndërkombëtare “Flashscore”.
Djali i legjendës së futbollit të Kosovës, Shukriut, ish portierit të gjeneratës së artë të Prishtinës, u shpall lojtar i ndeshjes. Pas tij lshtë Martel i Kolnit u vlerësua me notën 8.3.
Koln përfundoi në vend të parël me 61 pikë, dy pikë më shumë se Hamburgu në pozitën e dytë.