Xhemi Vardi ka luajtur ndeshjen e fundit në shtëpinë e Leistërit ndaj Ipsuiç. Sulmuesi i njohur në anglez shënoi sot golin e 200-të me Leistërin, ndërsa luajti ndeshjen e 500-të.
Një zëvendësim special iu rezervua në minutën e 80-të. Të gjithë shokët e skuadrës krijuan një tunel për ta nderuar.
Edhe pas vërshëllimës përfundimtare, duartrokitjet ishin të gjitha për sulmuesin që largohet pas 13 vitesh ku u fitua titulli historik kampion.
Leistëri fitoi 2 me 0 ndeshjen ndaj Ipsuiç, që ishte e vlefshme për javën e parafundit të Premier Ligë. Të dyja skuadrat do të jenë pjesë e Championship në edicionin e ardhshëm.