Tashmë është zyrtare shtyrja e ndeshjes mes Frosinones dhe Salernitanës.
Të dyja skuadrat do të luanin në “play-out” nesër, për të mbetur në Serinë B.
Federata ka njoftuar këtë vendim, pasi Breshia pritet të dënohet me rënien nga kategoria. 4 pikë do t’i uleshin klubit të njohur italian, që do të përfundonte në zonën e ftohtë pasi kampionati ka përfunduar.
Kjo situatë e paprecedentë vjen për Breshian pas muajit shkurt ku raportohen abuzime me pagesat dhe sigurimet.
Shmangia e taksave është e pafalshme dhe rrjedhimisht dënimi, që pritet të konfirmohet në situatë të pazakontë.
Pjesë e Breshias është edhe Zylyf Muça.
Ky i fundit debutoi në këtë sezon me ekipin e parë të Breshias dhe po ashtu me Kombëtaren U-21.
Kështu do të përfitonte edhe Sampdoria, që konsiderohet e rënë nga kategoria.
Me shumë gjasa do të kishte më pas një finale në “play-out” mes tyre dhe Salernitanës. Në anën tjetër Frosinone do të shpëtonte.