Tefik Çanga gjysmë shekulli jetë, feston hyrjen në Ligën e Parë të Kosovës

- Bota Sot

Tefik Çanga gjysmë shekulli jetë, feston hyrjen në Ligën e Parë të Kosovës

Tefik Çanga nga Tërni i Ferizajt ka festuar hyrjen në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

KF Tefik Çanga së bashku me Prizrenin janë anëtarë të rinj të Ligës së Parë.

Prizreni është në krye me 69 pikë sa ka edhe Tefik Çanga në vendin e dytë.

Tërni, fshat që gjendet rreth 10 kilometra larg qytetit të Ferizajt, ka synime të mëdha në edicionin 2025-2026.   

“Një klub me gjysmë shekulli jetë, i ndërtuar mbi dashuri, punë dhe përkushtim brez pas brezi.

Një klub që kurrë nuk u ndal, që garoi pa ndërprerje për 47 vite, dhe sot më shumë se kurrë, shkruan faqen më të artë në historinë e tij!

Pas shumë vitesh sakrificash, jemi në LIGËN E PARË!

Një ëndërr që u bë realitet falë:

Angazhimit të madh të kryetarit Valon Musliu

Mbështetjes së sponsorëve që besuan në rrugëtimin tonë

Punës së palodhshme të kryesisë dhe stafit teknik

Dhe mbi të gjitha… lojtarëve tanë,, që dhanë gjithçka në fushë, që luftuan për çdo pikë dhe e mbajtën me nder dhe e ndjen ne maksimum fanellën tonë bardh e kaltër! 

Faleminderit secilit që ishte pranë nesh, në çdo hap, në çdo ndeshje, me zë, me zemër, me shpirt!

Tifozë, ju jeni forca jonë!

Kjo nuk është fundi — kjo është vetëm fillimi i një kapitulli të ri!

Bashkë, drejt synimeve të reja, drejt sukseseve edhe më të mëdha!

KF Tefik Çanga është më shumë se një klub – është një zemër që rreh për 47 vite pa pushim! Dhe sot ajo zemër… rreh në Ligën e Parë!”, shkruan në faqen e klubit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot