Rusia e shpall Amnesty International-in “organizatë të padëshirueshme”

- Bota Sot

Rusia e shpall Amnesty International-in “organizatë të padëshirueshme”

Rusia e ka shpallur “organizatë të padëshirueshme” grupit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, Amnesty International.

Vendimi i autoriteteve ruse të hënën nënkupton se Amnesty International është e jashtëligjshme në Rusi dhe se bashkëpunimi me të është i dënueshëm sipas ligjit rus.

Prokurori i përgjithshëm i Rusisë tha në një komunikatë të hënën se ky veprim u mor sepse Amnesty International është "qendra e përgatitjes së projekteve rusofobike në botë".

Amnesty International nuk e ka komentuar lajmin ende.

Kjo organizatë e ka fituar Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1977 për "mbrojtjen e dinjitetit njerëzor kundër torturës" dhe Çmimin e Kombeve të Bashkuara në Fushën e të Drejtave të Njeriut në vitin 1978.

Rusia pretendon se organizatat në listën e saj paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të vendit.

Megjithatë, ekspertët thonë se kjo është thjesht një përpjekje nga autoritetet ruse për ta heshtur çdo zë që nuk përputhet me pikëpamjet e Kremlinit.

Dhjetëra media, organizata që merren me veprimtari politike, kulturore dhe arsimore, që mbështesin institucionet demokratike, si dhe organizata fetare, janë futur në këtë listë vitet e fundit.

Në janar 2024, edhe Radio Evropa e Lirë u përfshi në këtë listë.

Qytetarët rusë përballen me burgim deri në pesë vjet, nëse bashkëpunojnë me organizata të "padëshiruara" ose ndihmojnë në financimin e tyre brenda territorit të Rusisë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot