Juventus ka gati planin

- Bota Sot

Juventus ka gati planin

=Juventusi ka vendosur që objektivi kryesor për repartin ofensiv për sezonin e ardhshëm do të jetë Victor Osimhen.

Sulmuesi nigerian i Napolit do ta pranonte me kënaqësi rikthimin në Serie A, ndonëse preferenca e tij e parë mbetet Premier League.

Megjithatë, aktualisht nuk ka lëvizje konkrete nga klubet angleze si Manchester United apo Arsenal, të cilët më parë kanë shprehur interes. Nga ana tjetër, Osimhen ka marrë oferta të majme nga Arabia Saudite, por 26-vjeçari nuk e ka ndërmend të transferohet atje, pasi dëshiron të vazhdojë të tregojë vlerat e tij në një nga kampionatet më të forta të Europës.

Sipas raportimeve, Juventusi ka nisur të punojë në heshtje me përfaqësuesit e lojtarit, edhe pse ende nuk ka bërë një ofertë zyrtare drejt Napolit. Bardhezinjtë janë të gatshëm të paraqesin një propozim prej rreth 80 milionë eurosh për kartonin e Osimhen, përmes ndërmjetësimit të agjentit të tij.

Sa i përket Napolit dhe presidentit Aurelio De Laurentiis, situata është disi e ndërlikuar. Kontrata aktuale e Osimhen skadon në qershor 2025, por ekziston një opsion rinovimi deri në 2027, në rast se ai nuk shitet gjatë merkatos së verës. Napoli preferon ta shesë lojtarin jashtë Italisë dhe ka vendosur një klauzolë lirimi prej 75 milionë eurosh.

Megjithatë, duke njohur stilin e De Laurentiis, gjithçka është e mundur. Në vitin 2016, ai shiti Gonzalo Higuain te Juventusi për 90 milionë euro – vlera e klauzolës së tij. Sot, Napoli dëshiron të përsërisë atë lëvizje, duke vlerësuar Osimhen me 100 milionë euro



Lexoni të gjitha në Bota Sot