Barcelona raportohet se është duke u përgatitur të shpërblejë talentin e tyre të ri, Lamine Yamal, me një numër të ri fanelle, në kuadër të kontratës së re që do të firmosë pasi të mbushë 18 vjeç në korrik.
Sipas "Memorabilia1899", marrëveshja e re do të përfshijë edhe dhënien e fanellës me numrin 10, një numër historikisht i lidhur me Lionel Messin.
Kjo do të thotë që Ansu Fati, i cili aktualisht është në pronësi të këtij numri, do të heqë dorë nga ai, për t’ia lënë trashëgim Yamal-it. Aktualisht, Yamal mban fanellën me numrin 19.
Kontrata e re do ta mbajë sulmuesin spanjoll të lidhur me Barcelonën deri në vitin 2030, ndërsa klauzola e prishjes së saj pritet të jetë 1 miliard euro.