Ekipi i Inter Majami, i drejtuar në fushë nga Lionel Mesi, pësoi një humbje të rëndë 0-3 në derbin e Floridës ndaj Orlando City. Kampionit argjentinas nuk i pëlqyen disa vendime të gjyqtarit të ndeshjes.
“Një nga lojtarët e tyre ia kaloi topin portierit dhe arbitri më tha që nuk e dinte rregullin, se nuk i dukej i drejtë, se nuk e kuptonte. Portieri e ktheu mbrapsht dhe ata shënuan“, deklaroi Mesi.
Ylli i skuadrës, së presidentit Bekam, u ankua për gjyqtarët në përgjithësi që gjykojnë në MLS:
“Mendoj se është koha të flasim për nivelin e arbitrave në MLS. Niveli i shumë prej tyre lë për të dëshiruar”.