Rasti i çuditshëm i Capriles!
Rrugët e merkatos së futbollistëve janë të pafundme dhe në disa raste, “kryqëzimet” mund të bëhen paradokse.
Ky është rasti i Elia Capriles, i cili në rast të humbjes në javën e fundit të Serisë A, do t’i dorëzonte Napolit titullin dhe do të bëhej edhe vetë kampion i Italisë.
Portieri i Cagliarit është i huazuar nga napolitanët dhe, pasi ka luajtur katër ndeshje këtë sezon përpara se të largohej nga Campania, mund të fitonte titullin nëse skuadra e tij aktuale do të humbiste kundër djemve të Antonio Contes.