“Djajtë e Kuq” do të paguajnë rreth 74 milionë euro

- Bota Sot

“Djajtë e Kuq” do të paguajnë rreth 74 milionë euro

Manchester United është shumë pranë finalizimit të një goditjeje të madhe në merkato.

Klubi nga “Old Trafford” ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit brazilian Matheus Cunha nga Wolverhampton, duke aktivizuar klauzolën e lirimit që ndodhet në kontratën e tij.

Sipas asaj që raporton Sky Sport UK, “Djajtë e Kuq” do të paguajnë rreth 74 milionë euro, një shumë që pritet të sigurojë kalimin e menjëhershëm të Cunhës në Manchester.

Kjo lëvizje vjen si pjesë e një plani të gjerë të rinovimit të skuadrës nga drejtuesit e United, të cilët synojnë të rikthehen fuqishëm në elitën e futbollit anglez dhe evropian.

Cunha, i cili ka shkëlqyer në Premier League me Wolves, do të jetë një nga elementët kyç të sulmit për sezonin e ardhshëm.



Lexoni të gjitha në Bota Sot