Vonon, por nuk harron!

- Bota Sot

Vonon, por nuk harron!

Trajneri gjerman Thomas Brdaric nuk ka harruar ish-ekipin e tij, në veçanti lojtarët, më të cilët punoi ne sezonin 2024-2025.

Edhe pse Vllaznia nuk ishte në gjendje të shpallej kampione në elitën e futbollit shqiptar, sërish arritën të linin gjurmë, duke shkuar deri në finalen e madhe të “Final Four” kundër Egnatias, por për bordin nuk ishte e mjaftueshme për të vazhduar bashkëpunimin.

“Falemindertit çuna”, është mbishkrimi i postimit të fundit në storyn e rrjeteve sociale nga Brdaric.

Në foto gjendeshin lojtarët e Vllaznisë si Bekim Balaj, Ildi Gruda, Kristi Qarri, Kevin Dodaj apo përgatitësi atletik Aurel Locaj. Një gjest mirënjohje dhe falenderimi nga ish-“timonieri” i shkodranëve Brdariç.



Lexoni të gjitha në Bota Sot