Kampioni i Egnatias përfundon në Emiratet e Bashkuara Arabe

- Bota Sot

Kampioni i Egnatias përfundon në Emiratet e Bashkuara Arabe

Albano Aleksi ishte padyshim një nga lojtarët kyç në suksesin e Egnatias.

Mesfushori ishte një nga më të mirët duke ndihmuar rrogozhinasit për të shkuar te titulli kampion i dytë radhazi.

Ndërkohë që pas përfundimit të kampionatit dhe në prag të çeljes së merkatos, Aleksi ka lënë Shqipërinë.

Ai është nisur menjëherë drejt Dubait, në Emiratet e Bashkuara Arabe ku po shijon këto ditë pushimi.

Mesfushori 32-vjeçar shfaqet mjaft i lumtur, teksa në krah ka partneren e tij. Kujtojmë se në sezonin që lamë pas, Aleksi mori pjesë në 40 ndeshje, duke ndihmuar ekipin edhe me dy asiste të dhuruara].



Lexoni të gjitha në Bota Sot