Interi gjen akordin, brazilian

- Bota Sot

Interi gjen akordin, brazilian

Interi ka bërë lëvizjen e parë të rëndësishme për merkaton e verës, teksa bëhet e ditur se ka mbyllur gjithçka me futbollistin brazilian Luis Henrike.

Futbollist ishte prej kohësh në radarët e zikaltërve, por mungonte akordi me klubin e Olimpik Marsejës ku aktivizohet anësori i djathtë. Megjithatë, pas shumë javësh negociata, të nisura që pas ndeshjeve të zikaltërve me Bajernin me drejtorin sportiv të marsejezëve, Mehdi Benatia, është gjetur gjuha e përbashkët.

Interi është gati të shpenzojë 23 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa pritet që gjithçka të finalizohet shumë shpejt, pasi zikaltrit e duan futbollistin që për Botërorin e Klubeve.

Kësisoj, trajneri Inzagi do të ketë në dispozicion një alternativë shumë të rëndësishme për Dumfris, të cilin klubi zikaltër nuk është çudi ta sakrifikojë nëse vjen një ofertë e rëndësishme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot