Zeqiri: Stadiumi do të përfundojë brenda 24 muajve

- Bota Sot

Zeqiri: Stadiumi do të përfundojë brenda 24 muajve

Pas nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e Stadiumit të Gjilanit, flet Kushtrim Zeqiri, drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Gjilanit.

Ai thekson se në emër të institucionit dhe si drejtor ka kënaqësinë të ndaj me qytetarët e Gjilanit një rrugëtim të gjatë, të vështirë, por jashtëzakonisht domethënës: ndërtimin e Stadiumit të Qytetit – një ëndërr e kahershme për sportdashësit, të rinjtë dhe të gjithë komunitetin tonë.

"Ky projekt nuk ka qenë i lehtë. Përkundrazi, është njëra nga sfidat më komplekse me të cilat jemi përballur ndonjëherë si institucion.

Gjendja e tij në raportin e Auditorit Kombëtar ishte një kambanë alarmi për të gjithë ne – ku përmendej qartë tejkalimi i pozicioneve, ndalja e punimeve dhe bllokimi total i projektit për shkak të mungesës së projektit zbatues", tha Kushtrim Zeqiri.

Drejtori shtoi se ishte një situatë e palakmueshme, që për më tepër kishte sjellë deri në ndërprerjen e kontratës me operatorin ekonomik, për shkak të pamundësisë për të vazhduar më tej pa dokumentacionin bazik ligjor.

Më tej ai tregoi se në momentin kur morën përsipër këtë sfidë, gjithçka nisi nga pika zero. Në harmoni me MKRS, filluan me hartimin e projektit të ri, të detajuar, duke respektuar të gjitha standardet bashkëkohore të UEFA-s, por edhe duke pasur parasysh kushtet reale të parcelës në fjalë. Madje, edhe ajo tokë që ishte dedikuar për stadium, për shumë vite kishte qenë e zënë nga kultura të ndryshme bujqësore, dhe largimi i tyre ishte një proces i ndërlikuar e me shumë tension, që kërkonte koordinim me institucionet tjera përgjegjëse.

DrejtorI i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, thekson se pas kalimit të kësaj sfide, u pajisën me leje ndërtimi dhe dokumentacion të plotë për të nisur procedurat e prokurimit.

Ishin muaj të tërë pune teknike, koordinime ndërinstitucionale, konsultime me profesionistë dhe mbikëqyrje të vazhdueshme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot