Tërbohen tifozët e Interit

- Bota Sot

Tërbohen tifozët e Interit

Java e fundit e Serisë A po afron dhe ende është në lojë titulli kampion.

Napoli dhe Interi kanë vetëm 1 pikë diferencë mes tyre dhe do të luajnë ditën e premte shanset për të festuar.

Sigurisht që ekzistojnë shanset që të ndodhë gjithçka në këto 2 ndeshje, ku një prej ekipeve mund të fitojë titullin, por mund të ketë edhe një barazim që do të donte edhe një tjetër sfidë si një finale mes dy skuadrave për të zyrtarizuar ekipin kampion.

Por çfarë ndodh në rastet kur dy ose më shumë skuadra janë në garë për titullin? Ku bëhet ceremonia për festën dhe për dorëzimin e kupës?

Në teori, në raste të tilla, kur në javën e fundit janë disa skuadra në garë për titullin, ceremonia duhet që të programohet në disa stadiume.

Kështu që Liga e futbollit duhet të përgatisë një ceremoni në Napoli, që është në krye të renditjes dhe do të luajë me Kaljarin dhe një ceremoni tjetër në Komo ku do të luajë paralelisht edhe skuadra e Interit. Kjo gjë ndodhi edhe në vitin 2022, kur në krye ishte Milani që luante në Rexho Emilia kundër Sasuolos dhe një festë në “San Siro” kur zikaltrit luanin kundër Sampdorias.

VETËM NË NAPOLI- Por për momentin është duke u organizuar vetëm një festë. Liga e Serisë A e ka vendosur organizimin dhe dorëzimin e trofeut dhe festën përkatëse vetëm në stadiumin “Maradona”, në shtëpinë e skuadrës që kryeson kampionatin.

Pra, asgjë në Komo. Po Interi? Do të kuptohet në orët në vijim nëse do të ketë një mundësi për të ndryshuar vendimin, pra, për një festë dhe ceremoni në Senigalia të Komos, ose do të shqyrtohet mundësia për të organizuar festën në “San Siro” në rast të titullit për skuadrën zikaltër.

Megjithatë, kjo do të ndodhë vetëm nëse do të jepet autorizimi nga institucionet përkatëse. Të shtunën në mbrëmje, në “Meazza” është programuar ndeshja mes Milanit dhe Monzës, ndaj do të duhet verifikuar nëse ka festë për të organizuar festë ditën e diel.

Kjo, vetëm nëse zikaltrit do të fitonin titullin kampion dhe do të ketë kombinime që e shpallin zyrtarisht në krye të Serisë A ditën e premte.



Lexoni të gjitha në Bota Sot