Futbollisti belg, Kevin de Bruyne, u përshëndet nga Manchester City.
Ai iu dha lamtumirën shokëve të skuadrës, trajnerit si edhe fansave pas ndeshjes së fundit që e zhvilloi në “Etihad Stadium”.
Belgu dukej tejet i emocionuar, me këtë rast lotët në faqet i rrodhën edhe Pep Guardiolës.
33 vjeçari pati statistika mbresëlënëse me “citizens” gjatë viteve që i kaloi me këtë skuadër.
Mund të konsiderohet edhe si lojtari më i mirë i Cityt, si dhe një nga mesfushorët më të mirë në Premier League.
Disa statistika të ofruar për Kevin de Bruyne, të ofruar nga gazetari Arbër Loxha.
Ndeshje totale: 415
– Gola: 108
– Asiste: 176 (rekordi i klubit)
Ndeshje në Premier League: 277
– Gola në Premier League: 70
– Asiste në Premier League: 118 (rekordi i klubit)
Ndeshje në Champions League: 72
– Gola në Champions League: 16
– Asiste në Champions League: 25
Ndeshje në FA Cup: 32
– Gola në FA Cup: 10
– Asiste në FA Cup: 18
Ndeshje në EFL Cup: 26
– Gola në EFL Cup: 10
– Asiste në EFL Cup: 7
Sipas Optas, De Bruyne gjithashtu ka krijuar 1140 mundësi për shokët e ekipit dhe ka ber 941 goditje në portë gjatë kohës së tij te City.
Në total, De Bruyne ka fituar 15 trofe me ManCity-in, duke përfshi’ ktu edhe tripletën historike të sezonit 22/23 (e kjo personalisht me dhemb, arsyen besoj e dini).
Trofetë e fituar me City-in:
Premier League: 6
FA Cup: 2
EFL Cup: 5
UEFA Champions League: 1
Community Shield: 1