Didier Deshamps shpall listën e lojtarëve

- Bota Sot

Didier Deshamps shpall listën e lojtarëve

Didier Deshamps sapo ka shpallur listën e lojtarëve, të cilëve do u besokjë për “Final Four” të Nations League. Siç dihet transalpinët do të kërkojnë një vend në finalen e madhe të tetë qershorit në takimin që do të mbahet tri ditë më parë kundër Spanjës.

Në këtë listë spikat prania e talentit të Olimpik Lionit, Rajan Çerki. Ky i fundit është vlerësuar nga Deshamps për sezonin solid të zhvilliar dhe është grumbulluar për herë të parë me “Gjelat”.

Për shkak dëmtimi liatës i mungojnë emra të njohur siç janë Upamekano, Kamavinga, Saliba dhe Koundé.

Lista e 25 lojtarëve:

Portierë: Mike Maignan (AC Milan), Lucas Chevalier (Lille), Brice Samba (Rennes)

Mbrojtës: Ibrahima Konaté (Liverpool), Benjamin Pavard (Inter Milan), Theo Hernandez (AC Milan), Lucas Hernandez (PSG), Loïc Badé (Sevilla FC), Malo Gusto (Chelsea), Pierre Kalulu (Juventus Turin), Clément Lenglet (Atlético), Lucas Digne (Aston Villa)

Mesfushorë: Aurélien Tchouaméni (Real Madrid), Mattéo Guendouzi (Lazio Rome), Manu Koné (AS Roma), Adrien Rabiot (Marseille), Warren Zaïre-Emery (PSG) Sulmues: Désiré Doué (PSG), Bradley Barcola (PSG), Ousmane Dembélé (PSG), Kylian Mbappé (Real Madrid), Randal Kolo Muani (Juventus Turin), Michael Olise (Bayern Munich), Marcus Thuram (Inter Milan), Rayan Cherki (Lyon).



Lexoni të gjitha në Bota Sot