Ish - lojtari i Arsenalit pranon fajin dhe përfundon pas hekurave

- Bota Sot

Ish - lojtari i Arsenalit pranon fajin dhe përfundon pas hekurave

Xhej Emanuel-Tomas, ka pranuar fajin pas akuzave për trafikimin e lëndëve narkotike dhe ka përfunduar pas hekurave.

Ish-lojtari 34-vjeçar i Arsenalit, u arrestua pasi kundër tij u ngritën akuza se kishte futur 60 kilogramë kanabis në Angli. Në shtatorin e kaluar, në dy valixhe të tij në aeroportin e “Stansted” u gjet kjo sasi droge e cila kishte vlerën e tregut rreth 600 mijë stërlina.

Para gjykatës së Eseks ai dje ka pranuar fajin për trafik ndërkombëtar të substancave të palejuara, që kishte tentuar t’i sillte nga Tajlanda, duke u vënë përfundimisht nën urdhër arresti, në pritje të seancave të mirëfillta gjyqësore që do të përcaktojnë edhe dënimin e ish-lojtarit.

Emanuel-Tomas spikati në akademinë e Arsenalit para se të debutonte me ekipin e parë, por pa arritur të gjente vend në radhët e tij. Ai më pas ndryshoi ekip duke kaluar me radhë te Bristol, QPR, MK Dons dhe ekipi tajlandez PTT Rajong në 2019.

Ai u shkarkua nga ekipi skocez i Grinok Morton pas arrestimit në banesën e tij më 18 shtator.



Lexoni të gjitha në Bota Sot