Gjatë natës së kaluar, forcat ruse kryen një sulm të madh ajror ndaj Ukrainës, duke lëshuar gjithsej 76 dronë kamikazë.
Sipas të dhënave të ushtrisë ukrainase, 22 dronë u rrëzuan, ndërsa 41 u zhdukën nga radarët.
Forcat Ajrore të Ukrainës publikuan një video të regjistruar nga një aeroplan luftarak MiG-29, në të cilën dokumentohet shkatërrimi i njërit prej dronëve rusë të tipit Shahed.
Aeroplani drejtohej nga piloti me nofkën “Yellowtail”, i cili gjatë misionit luftarak të natës arriti të kapte dhe të shkatërronte me sukses dronin armik.
“Misioni luftarak i natës i pilotit Yellowtail. Në pamjet e regjistruara nga MiG-29 shihet shkatërrimi i dronit kamikazë Shahed gjatë mbrojtjes nga sulmi ajror masiv rus ndaj objekteve infrastrukturore”, njoftuan Forcat Ajrore të Ukrainës.
Piloti Yellowtail është pjesë e Brigadës Ajrore Taktike të Komandës Ajrore Perëndim. Forcat Ajrore të Ukrainës bëjnë të ditur se ai ka kryer mbi 100 misione luftarake deri më tani.