Paralajmërim për cunami pas tërmetit 6 ballë në Kretë të Greqisë

- Bota Sot

Paralajmërim për cunami pas tërmetit 6 ballë në Kretë të Greqisë

Një tërmet me magnitudë 6 të shkallës Rihter ka goditur të enjten brigjet e ishullit të Kretës në Greqi, duke shkaktuar shqetësim të madh në rajon.

Si pasojë e lëkundjeve të fuqishme, autoritetet evropiane kanë lëshuar një paralajmërim për cunami, duke u bërë thirrje banorëve përgjatë vijës bregdetare të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë, përcjell Bota sot.

Ende nuk raportohet për viktima apo dëme të mëdha materiale, ndërsa ekipet e emergjencës janë në gatishmëri të plotë.

Institucionet sizmologjike po monitorojnë situatën nga afër dhe paralajmërojnë për mundësi pasgoditjesh në orët në vijim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot