John Terry ua kthen mesazhin futbollistëve të Tottenhamit

- Bota Sot

John Terry ua kthen mesazhin futbollistëve të Tottenhamit

Legjenda e futbollit anglez, John Terry është tallur me futbollistët e Tottenham Hotspurit, ku këta të fundit fituan UEFA Europa Leaguen mbrëmë pasi mposhtën minimalisht 1:0 Manchester Unitedin.

Ishte mefushori James Madison, i cili i bëri një “tag” ish-lojtarit të Chelseat.

Terry, nuk pritoi dhe i ngacëmoi futbollistët e Spursit.

“Më kujtohet kur e fitova titullin tim të parë. Zoti i bekoftë ata.

“Sezon fantastik nga këta djelmosha. Ju duhet të jeni kreanar.

Tani i keni edhe 16 tituj të tjerë për t’i fituar. Pas kësaj performace, mendoj se keni shanse. Por, vetëm nëse jetoni 900 vjet”, ka shkruar Terry

Kujtojmë që Terry gjatë karrierës së tij si futbollist ka fituar 16 tituj, të gjitha me Chelsean dhe kjo e fundit ka rival të përbetuar Tottenhamin./



Lexoni të gjitha në Bota Sot