Reagon Laporta

- Bota Sot

Reagon Laporta

Hansi Flick dhe Barcelona do të vazhdojnë së bashku. Trajneri gjerman dje rinovoi kontratën e tij me klubin “blaugrana” deri më 30 qershor 2027. Njoftimi u bë nga vetë Barça, me Flick që shpreh entuziazëm të madh për besimin e marrë.

“Jam i lumtur që rrugëtimi vazhdon. Kemi potencial të madh, me një ekip të ri dhe një dëshirë të madhe për t’u rritur. Ne e dimë se duhet të përmirësohemi dhe do ta bëjmë”, deklaroi trajneri gjerman.

Më tej, Flick shtoi: “Dua të marr të njëjtat rezultate si këtë sezon, sepse mund të them se provuam gjithçka. Ne punuam shumë, u përpoqëm të përmirësoheshim. Qëllimi është të fitojmë tituj. Kjo është Barcelona”.

I kënaqur edhe presidenti Joan Laporta, që komentoi: “Hans, faleminderit që vazhduat të kontribuoni në historinë e Barcelonës, klubit më të mirë në botë.

Tifozët e Barcelonës ju duan dhe ne besojmë se ju do të vazhdoni ta udhëheqni ekipin tonë drejt fitoreve“.



Lexoni të gjitha në Bota Sot