Media kroate për legjendën e Kosovës: Rikthehet te Dinamo pas 34 vitesh!

- Bota Sot

Media kroate për legjendën e Kosovës: Rikthehet te Dinamo pas 34 vitesh!

Një lojtar i preferuar i tifozëve të Dinamos së Zagrebit është Kujtim Shala.

“Zvonimir Boban po e zgjidh çdo ditë strukturën për sezonin e ri dhe ditët e fundit, kreu i ardhshëm i drejtimit të Dinamos ka rikthyer në klub një tjetër emër të njohur. Skauti i ri i Dinamos do të jetë legjendari Kujtim Shala (60 - vjeç). Ish-ikona e tifozëve të

“Kaltërve” po kthehet zyrtarisht te Dinamo për herë të parë që nga viti 1991, kur u largua nga Maksimir për te Rennes në Francë.

Shala jeton në Gjermani prej vitesh, ai ende ndjek gjithçka që ndodh në klubin e tij, dhe këto ditë ishte në Zagreb, ku ai dhe

Bobani ranë dakord për detyrimet e tij të punës për të ardhmen”, shkruan media kroate “24 sata”.

“Në nëntor të vitit 2024, Dinamo përforcoi shërbimin e saj të vëzhgimit duke sjellë Xhemal Mustedanagiq dhe Toma Shokota, tani në atë sektor po vjen edhe Kujtim Shala.

Drejtori sportiv Dario Dabac do t’i mbajë nën kontrollin e tij vëzhguesit e skautëve dhe nuk dihet se në cilin treg do të kërkojë Shala lojtarë për Dinamon.

As nëse ai do t’i përkushtohet kërkimit të talenteve të rinj për akademinë e të rinjve apo përforcimeve për ekipin e parë të klubit të Zagrebit. Por, pas 34 vitesh mungesë, Shala më në fund po kthehet në Dinamon e tij”, shkruan më tej.



Lexoni të gjitha në Bota Sot