Barcelona e ka fituar Ligën me lehtësi.
Numri i pikëve ka qenë i pakrahasueshëm me asnjë rival. Ata kanë shënuar më shumë gola se kushdo tjetër dhe kanë arritur më shumë fitore se çdo ekip tjetër.
Kjo është arsyeja pse skuadra e Hansi Flik është kurorëzuar kampione dhe e bëri këtë vetëm disa ndeshje para fundit.
Por ka edhe “sekrete” të tjera për këtë sukses. Janë të dhëna të tjera më pak të dukshme që konfirmojnë gjithashtu pse Barça arriti të fitonte titullin në Spanjë.
Barça është skuadra që shënon më shumë (2.68 gola për ndeshje), ajo që godet më shumë (17,14 gjuajtje për ndeshje), ajo që gjuan më shumë në portë (6,62 për ndeshje).
Duke krahasuar shifrat e tyre me mesataren e ekipeve që garojnë në Primera, është e qartë se ekipi blu dhe i kuq ka treguar epërsi dërrmuese. Është gjithashtu skuadra që kryen më shumë driblime (16.51), me shumë diferencë nga të tjerat.
Sigurisht, ata janë gjithashtu skuadra në Ligë që krijon më shumë raste. Kjo është ajo që tregojnë të dhënat e pasimeve kyçe (5.54 pasime kyçe për ndeshje).