Skuadra e Bayer Leverkusenit është afër të arrij marrëveshje me trajnerin e ri.
Siç raporton gazetari, Fabrizio Romano – skuadra gjermane është në bisedime me trajnerin, Erik ten Hag.
Madje, trajneri është takuar me drejtuesit e klubit nga Bundesliga dhe e shohin atë si zëvendësues të trajnerit Xabi Alonso.
Kujtojmë që Alonso u largua nga Leverkuseni dhe pritet që së shpejti të emrëohet si trajner i Real Madridit.
55-vjeçari së fundmi ishte te Manchester Unitedi, por u shkarkua në tetor të vitit 2024.