As konferencë për shtypin për lamtumirën

- Bota Sot

As konferencë për shtypin për lamtumirën

Milani po mbyll një sezon të trazuar, plot ulje-ngritje, i cili nga emocionet e fitores në “Bernabeu” ndaj Real Madridit kaloi në zhgënjimin e mbetjes jashtë çdo kompeticioni europian për sezonin e ardhshëm, një skenar që nuk ndodhte prej gati një dekade për kuqezinjtë.

Dhe siç ndodh shpesh në futbollin italian, i pari që paguan faturën është trajneri.

Sergio Conceiçao, i ardhur vetëm pak muaj më parë për të zëvendësuar Paulo Fonseca-n, do të largohet nga Milani në heshtje.

Klubi nuk ka planifikuar një konferencë shtypi për ndeshjen e fundit të sezonit kundër Monza-s, dhe me shumë gjasa portugezi nuk do të ketë as mundësinë të japë versionin e tij për dështimin e këtij projekti.

Ai gjithashtu është i pezulluar dhe nuk do të jetë në pankinë për sfidën përmbyllëse, edhe zëvendësimi i tij për komunikimin me medien nuk është ende i konfirmuar.

Para pak javësh, Conceição kishte premtuar se do të fliste hapur për eksperiencën e tij në Milano në fund të sezonit.

Por ky fund duket se do të kalojë pa zhurmë. Në fakt, e vetmja deklaratë e ndjeshme e tij mbetet ajo pas humbjes 3-1 me Romën në Europa League, që ndoshta ishte edhe dalja e tij e fundit si trajner i kuqezinjve:

“Që në ditën e parë kam bërë reflektime. Kam parë shifrat që nga ndeshja ime e parë.

Ne ishim mes katër skuadrave që luftonin për Champions-in: Roma, Napoli, Inter dhe ne. Ishte një sezon i mirë? Sigurisht që jo.

Dhe ajo e sotmja ishte ndeshja që përmbledh më mirë pesë muajt e mi këtu: shumë episode negative, të mëdha dhe të vogla.”

Kështu, pa lavdi dhe pa fjalë të fundit, aventura e Conceição te Milani përfundon me zhgënjim, në heshtje dhe reflektime që ndoshta do të mbeten përherë private.



Lexoni të gjitha në Bota Sot