Operacion i madh i Prokurorisë në Prizren, arrestohen tre persona për “ushtrim ndikimi”

- Gazeta e Prizrenit

Operacion i madh i Prokurorisë në Prizren, arrestohen tre persona për “ushtrim ndikimi”

Gazeta Insajderi merr vesh që, nën udhëheqjen e Kryeprokurorit Petrit Kryeziu, Prokuroria Themelore në Prizren sot ka kryer një operacion të madh kundër korrupsionit.

Deri tash në pranga kanë rënë tre persona.

Ata po hetohen për veprën penale “ushtrim i ndikimit”.

Njëri nga të dyshuarit u kap me para dhe në flagrancë, pasi që kishte premtuar të dëmtuarit se, në këmbim të një shume të konsiderueshme të parave, do të ndikonte për lirimin nga masa e paraburgimit të një personi të dyshuar për fajde.

Insajderi merr vesh që është arrestuar avokati Bekim Parallangaj. Bashkë me të u arrestua edhe zyrtari i gjykatës në Prizren, Nysret Pepniku, i njohur me pseudonimin Ceti.

Është arrestuar edhe një person tjetër, që po identifikohet se ku ka qenë i angazhuar me punë, por ka shërbyer si ndërmjetës në grup, me emrin Bekim Krasniqi.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit