Kërkesë e Ilir Dajës

- Bota Sot

Kërkesë e Ilir Dajës

Në fillim të javës që vjen, Dinamo pritet të kthehet në punë dhe të nisë përgatitjet për ndeshjet e Ligës së Konferencës.

Blutë kanë një kompleks mjaft cilësor, por klubi kërkon t’i ofrojë skuadrës kushte sa më të mira, por edhe një realitet më ndryshe nga ai që përballen gjithë vitit.

Kështu, mësohet se blutë kanë planifikuar që fazën përgatitore ta kryejnë në qytetin e Ohrit, ku temperaturat do të jenë më të freskëta, por edhe stafi dhe ekipi do të jenë larg çdo presioni a trysnie të mundshme.

Ka qenë dëshira e vetë trajnerit Daja që përgatitjet e Europës të kryhen në qytetin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, teksa më shumë detaje mbi datat dhe përbërjen e ekipit do të mësohen në ditët që do të pasojnë. Blutë pritet që në fillim të javës tjetër të kthehen në fushë pas finales së vogël të humbur ndaj Partizanit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot