Besa e Dobërdollit po bëhet gati për ndeshjen e barazhit për të siguruar mbetjen në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Stadiumi është ndryshuar, nuk luhet në Çair por në Kavadar.
“Federata e Futbollit të Maqedonisë ka vendosur që, për shkaqe sigurie, ndeshja e barazhit të zhvillohet në Stadiumin e qytetit në Kavadar.
Data dhe ora mbeten të pandryshuara.
Vendndodhja e re: Stadiumi i Qytetit, Kavadar.
Ftojmë të gjithë tifozët tanë të jenë prezent dhe të na përkrahin fuqishëm në këtë sfidë vendimtare!
Së bashku për Besën, së bashku për qëndrimin në Ligën e Parë!”, njofton KF Besa.
Ndeshja luhet dielën në orën 17.00.