Napoli dhe Interi “betejë” në distancë sonte

- Bota Sot

Napoli dhe Interi “betejë” në distancë sonte

Pas 37 javësh gare të zjarrtë, Napoli dhe Interi përballen në një finale në distancë për titullin kampion, i cili do të vendoset në javën e fundit të kampionatit. Të dyja skuadrat luajnë në të njëjtën kohë sonte në mbrëmje: Napoli pret Cagliarin në “Maradona”, ndërsa Interi udhëton në fushën e Comos.

Nëse Interi fiton dhe Napoli humbet, do të luhet një ndeshje shtesë për titullin, ndaj dhe ndeshjet janë avancuar në kalendar.

Të dy trajnerët, Conte dhe Inzaghi, janë të pezulluar dhe nuk do të jenë në pankinë.

Napoli ka fatin në duart e veta: një fitore do t’i siguronte titullin e katërt kampion në histori, para tifozëve të vet. Conte pritet të zbresë në fushë me Raspadorin dhe Lukakun, ndërsa Interi do të bëjë rotacion të madh në prag të finales së Champions-it, duke kursyer emra si Lautaro, Thuram dhe Barella.

Në fundjavë do të mbyllet një nga sezonet më emocionues dhe të luftuar për titullin në vitet e fundit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot