Lojtar i lirë, mbrojtësi i Kombëtares mund ti bashkohet shokut të skuadrës në Turqi

- Bota Sot

Lojtar i lirë, mbrojtësi i Kombëtares mund ti bashkohet shokut të skuadrës në Turqi

Lojtar i lirë, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare mund ti bashkohet shokut të skuadrës në Turqi.

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Enea Mihaj u largua nga Famalikao pas 3 sezonesh. Ai është lojtar i lirë dhe gati për një aventurë të re. 

Fillimisht u përfol për të vijuar karrierën te Aris, skuadër e Superligës greke, por kjo hipotezë është rrëzuar nga një media e vendit fqinj.

Në skenë janë shfaqur dy skuadra të tjera, Atlanta Junajtid në MLS, Amerikë dhe Samsunspor, në Superligën turke.

Te kjo e fundit bën pjesë edhe sulmuesi i Shqipërisë, Arbnor Muja. Për momentin duket se skuadra turke është më e avantazhuar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot