Ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe, ka përdorur llogarinë e tij në Instagram për të ndarë një mesazh të përzemërt për shokun e tij të skuadrës, Luka Modric, pas njoftimit të largimit të tij të afërt nga klubi.
Mesfushori veteran do të largohet nga gjigantët spanjollë sapo kontrata e tij të skadojë në fund të sezonit.
Kylian Mbappe shprehu krenarinë e tij që pati mundësinë të luante për Los Blancos përkrah Modric në postimin e tij në Instagram.
Francezi e përshkroi shokun e tij të skuadrës si një person të mrekullueshëm dhe një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. Ai iu referua Luka Modric si një legjendë që fitoi gjithçka që mund të fitohet në Real Madrid.
“Isha me fat që munda të luaja dhe të ndaja dhomën e zhveshjes me ty këtë sezon. E pashë më nga afër se çfarë do të thotë në të vërtetë MADHËSHTI… Përpara se të ishe një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, je një person i mrekullueshëm.
“Ti shkrove historinë e klubit më të mirë në botë për më shumë se një dekadë dhe fitove gjithçka.
“Por ti fitove diçka që nuk ka çmim: respektin dhe admirimin e botës. Faleminderit për gjithçka LEGJENDË”.