Ademi drejt Mariborit

- Bota Sot

Ademi drejt Mariborit

Futbollisti shqiptar, Arijan Ademi, është pranë largimit nga klubi me renome Dinamo e Zagrebit. 

Iinteresim për të ka shprehur skuadra sllovene Maribori. 

Ky është një opsion shumë serioz, konfirmohet nga fakti që Mihael Mikiq ka zhvilluar bisedimet e para me të në Zagreb.

Megjithatë, për momentin nuk ka ujdi, financat janë ende pengesë për realizimin e një marrëveshjeje, pasi Maribor nuk mund të paguajë as afër vlerës së kontratës së Ademit me Dinamon.

Kapiteni ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij, në letër ai ka rreth një milion euro bruto, që është padyshim një shumë shumë e lartë për Mariborin.

Megjithatë, ekziston një opsion sipas të cilit Ademi do të binte dakord me Dinamon që t’i paguante një shumë më të vogël për të ndërprerë kontratën, dhe Maribor do t’i paguante pjesën e mbetur për një vit në Slloveni për praktikisht të njëjtat para si te Dinamo e Zagrebit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot