Lavrov: Rusia do të paraqesë planin e paqes për Ukrainën, pas shkëmbimit të të burgosurve

- Bota Sot

Lavrov: Rusia do të paraqesë planin e paqes për Ukrainën, pas shkëmbimit të të burgosurve

Rusia do të jetë gati t’i paraqesë Ukrainës një plan formal zgjidhjeje sapo të përfundojë shkëmbimi i të burgosurve i rënë dakord.

Kështu deklaroi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov , duke vënë në dukje se Moska tashmë po punon intensivisht në fazën e dytë të marrëveshjeve të arritura së fundmi në Stamboll.

Sipas kreut të diplomacisë ruse, faza tjetër përfshin përgatitjen, nga secila palë, të një dokumenti të propozuar që do të përcaktojë kushtet specifike për arritjen e një “marrëveshjeje paqeje të qëndrueshme, afatgjatë dhe gjithëpërfshirëse”.

“Ne, nga ana jonë, mbetemi të përkushtuar ndaj marrëveshjeve të arritura gjatë bisedimeve të Stambollit. Aktualisht po përfundojmë procedurat e brendshme për përpilimin e listës së të burgosurve, brenda kuadrit të marrëveshjes së shkëmbimit në raportin ‘një mijë për një mijë”, tha Lavrov.



Lexoni të gjitha në Bota Sot