Gjithmonë e më shumë po afron ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Derbi i madh i Ballkanit do të marrë vëmendjen e madhe edhe të mediave botërore, veçanërisht pas asaj ngjarje që ndodhi në Beograd.
Por duket se edhe këtë herë lista nuk do të ketë risi të mëdha pasi lojtarët më të shumëpërfolur, nuk kanë pranuar ende ftesën e Shqipërisë.
Brajan Gruda vazhdon të pres ende Gjermaninë A, veçanërisht pasi e mbylli sezonin në Premier League me Brighton në mënyrë spektakolare. Gola të realizuar dhe paraqitje mbreslënëse bëjnë që shpresat e Grudës të rriten për Gjermaninë dhe të mos vijë te Shqipëria.
Nga ana tjetër të njëjtën rrugë po e ndjek edhe Nelson Ëeiper. Talenti i Mainzit nuk ka statistika aq mbreslënëse në Bundesligë teksa ka realizuar vetëm 3 gola. Por edhe pse ka qenë jo shumë produktiv, edhe Ëeiper mbetet në pritje deri në fund për një ftesë nga Gjermania duke lënë pas krahëve Shqipërinë.
Ëeiper ka postuar dy fotografi në rrjetet sociale ku shihet duke parë ndeshjen Shqipëri-Gjermani U-17 në Elbasan Arena dhe më pas duke drekuar në Vlorë. Ajo që të lë një ndjesi jo të mirë është fakti se këta lojtarë nuk i ngacmon emocionalisht as një ndeshje Shqipëri-Serbi për të ndryshuar mendimin e tyre dhe iluzionet që kanë në kokë, por do të vazhdojnë të presin dhe pas shumë vitesh kur të vijnë te Shqipëria si të refuzuar nga Gjermania, do të tregojnë me patriotizëm sesa bukur është të jesh shqiptar. Si Nelson Weiper ashtu edhe Brajan Gruda janë shfaqur së fundmi në listën e Gjermanisë U-21 duke konfirmuar mungesën e tyre edhe në listën e qershorit për Shqipërinë.