Erdogan takohet me Sanchez në Stamboll, në fokus kriza humanitare në Gaza!

- Bota Sot

Erdogan takohet me Sanchez në Stamboll, në fokus kriza humanitare në Gaza!

Në një takim të mbajtur ditën e sotme në Stamboll, Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan dhe Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez riafirmuan qëndrimin e tyre të përbashkët ndaj krizës humanitare në Gaza, duke e cilësuar ofensivën izraelite si gjenocid dhe duke theksuar nevojën për ndihmë humanitare të pakushtëzuar.

Erdogan përshëndeti qëndrimin e palëkundur të Spanjës, duke e vlerësuar si një qëndrim "të ndershëm dhe të palëkundur" ndaj asaj që ai e quajti "gjenocidi i Izraelit në Gaza". Sánchez, nga ana tjetër, informoi për propozimin që Spanja ka paraqitur në OKB për të kërkuar fundin e bllokadës dhe akses të plotë për ndihmën humanitare në Gaza.

Takimi gjithashtu u fokusua në bashkëpunimin dypalësh, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes dhe tregtinë, me synimin për të rritur vëllimin tregtar dhe për të thelluar bashkëpunimin në projekte të përbashkëta ushtarake.

Ky takim vjen në një kohë kur Turqia dhe Spanja po përpiqen të forcojnë pozicionin e tyre në skenën ndërkombëtare si mbështetës të të drejtave të palestinezëve dhe si zëra të fuqishëm kundër ofensivës izraelite në Gaza.



Lexoni të gjitha në Bota Sot