Rusia e ka shuar optimizmin e gjeneruar nga dëshira e Papa Leo XIV për paqe në konfliktin ukrainas. Sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass, Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha të premten se “skenari i bisedimeve të paqes në Vatikan është jorealist”.
Ministri i jashtëm i Moskës tha se nuk do të ishte e rrugës që vendet ortodokse të diskutonin në një forum katolik, shkruan Euronews.com.
“Nuk do të ishte elegante që vendet ortodokse, si Ukraina dhe Rusia, të diskutonin në një forum katolik çështje që lidhen me eliminimin e shkaqeve themelore të konfliktit”.
Sipas Lavrov, një nga “shkaqet rrënjësore” të konfliktit është “shkatërrimi i Kishës Ortodokse Ukrainase” nga autoritetet e Kievit.